Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Infermierja ishte duke kryer detyrën e saj profesionale në shtëpinë e një pacienti në lagjen “Kalabria”, kur dyshohet se është sulmuar fizikisht.
Për rastin ka reaguar edhe drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, i cili e ka dënuar sulmin dhe ka thënë se dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë nuk tolerohet.
Ndërkohë, OIK ka shprehur “sh detyrës, ndërsa dhuna ndaj tyre, sipas OIK-ut, cenon drejtpërdrejt ofrimin e sigurt dhe cilësor të shërbimeve shëndetqetësimin e thellë” lidhur me rastin, duke dënuar fuqishëm çdo formë të dhunës ndaj profesionistëve shëndetësorë.
“OIK dënon fuqishëm çdo formë të dhunës ndaj profesionistëve shëndetësorë, veçanërisht ndaj atyre që janë në terren për t’u ofruar kujdes dhe ndihmë qytetarëve”, thuhet në reagim.
Oda thekson se profesionistët shëndetësorë duhet të jenë të mbrojtur dhe të sigurt gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa dhuna ndaj tyre, sipas OIK-ut, cenon drejtpërdrejt ofrimin e sigurt dhe cilësor të shërbimeve shëndetësore.
OIK u ka bërë thirrje organeve kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore./Telegrafi/