Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe një automjet.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës, policia është njoftuar për rastin rreth orës 10:10.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas ekipit mjekësor, personi ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërkohë, Njësiti për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut është duke u marrë me rastin dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/