KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rikthimi i Agron Llakajt sjell ndryshime të papritura, Salsano largohet pas vitesh nga “Portokalli”

Rikthimi i Agron Llakajt sjell ndryshime të papritura, Salsano largohet pas vitesh nga “Portokalli”

Rikthimi i Agron Llakajt pas disa vitesh në drejtimin e “Portokalli” ishte një nga surprizat e sezonit të ri televiziv.

Megjithatë, riorganizimi i formatit duket se ka sjellë edhe ndryshime të tjera, përfshirë largimin e Salsano Rrapit nga disa prej angazhimeve të tij.

Salsano, i cili për vite me radhë ka qenë një nga figurat kryesore të “Portokalli”, mungoi në promon e sezonit të ri. Por ndryshimet nuk janë ndalur vetëm te spektakli.

Sipas burimeve të Prive by LS, Salsano nuk ka pranuar të vazhdojë angazhimin e tij në Top Albania Radio, ku së bashku me Elona Duron drejtonte emisionin “Ndryshe”.

Burimet bëjnë me dije se vendimi vjen në një periudhë riorganizimesh dhe ndryshimesh në angazhimet e tij.

Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jetë në krah të Elonës në sezonin e ri të “Ndryshe”, ndërsa largimi i Salsanos i shton një tjetër zhvillim të rëndësishëm sezonit të ri. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.