Një person është vetëplagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:15, kur personi, derisa ishte duke ecur është rrëzuar dhe arma që e kishte me vete është shkrepur.
Si pasojë e të shtënës, ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, në çantën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur, si dhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/