KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Problem me drejtimin, preken miliona modele Volkswagen dhe Audi

Problem me drejtimin, preken miliona modele Volkswagen dhe Audi

Rreth 2.86 milionë automjete Volkswagen dhe Audi në mbarë botën mund të kenë një problem me sistemin e drejtimit, sipas Autoritetit Federal të Transportit Motorik të Gjermanisë (KBA).

Problemi lidhet me një vidë që siguron mekanizmin e drejtimit.

Në kushte të caktuara, korrozioni mund të shkaktojë thyerjen e saj dhe, në rastin më të rëndë, humbjen e kontrollit të drejtimit, duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Modelet e prekura përfshijnë Audi Q3, si dhe Volkswagen Golf, Tiguan, Touran dhe Caddy.

Audi ka nisur një tërheqje paraprake dhe ka njoftuar se riparimi do të kryhet falas dhe mund të zgjasë deri në një orë.

Sipas të dhënave, potencialisht preken rreth 2.16 milionë automjete Volkswagen dhe më shumë se 696 mijë automjete Audi në mbarë botën.

KBA e ka çështjen ende “nën hetim”, ndërsa vlerësimi përfundimtar pritet të përcaktojë masat e mëtejshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.