KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Lionel Richie do të rikthehet në American Idol pavarësisht problemeve të fundit me zemrën

Lionel Richie do të rikthehet në American Idol pavarësisht problemeve të fundit me zemrën

Lionel Richie do të rikthehet në panelin e gjyqtarëve të American Idol për sezonin e 25-të, pavarësisht shtrimeve të fundit në spital për probleme me zemrën.

Lajmi u konfirmua gjatë koncertit të Luke Bryan në Nashville, ku Richie u shfaq përmes një videoje në ekranin e madh.

Gjatë momentit të veçantë, Carrie Underwood dhe Luke Bryan njoftuan se të tre do të vazhdojnë bashkë në sezonin e ardhshëm të spektaklit, shkruan DailyMail.

Edhe Ryan Seacrest do të rikthehet si prezantues, duke bërë që i gjithë ekipi kryesor i sezonit të kaluar të vazhdojë në sezonin e 25-të.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi Richie, 77 vjeç, iu nënshtrua një procedure për fibrilacion atrial, një çrregullim të ritmit të zemrës.

Përfaqësuesi i tij ka bërë të ditur se procedura shkoi mirë dhe se këngëtari po rikuperohet, ndërsa për momentin ka marrë një pushim nga aktivitetet e tij muzikore.

Problemet shëndetësore kanë ndikuar edhe në turneun e tij me Earth, Wind & Fire, duke çuar në anulimin e disa koncerteve.

Richie ishte shtruar gjithashtu në spital gjatë verës pas shqetësimeve që përjetoi gjatë një koncerti, ndërsa ky ishte shtrimi i tij i tretë në muajt e fundit.

Richie është pjesë e American Idol që nga viti 2018, ndërsa Carrie Underwood iu bashkua panelit në vitin 2025. Sezoni i 25-të pritet të rikthehet në vitin 2027, me audicionet tashmë në zhvillim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.