KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin – çfarë vendosi?

Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin – çfarë vendosi?

Irani i ka propozuar Shteteve të Bashkuara një plan shtatëditor për t’i dhënë fund luftimeve, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të rifilluar negociatat për programin bërthamor.

Sipas propozimit iranian, SHBA-ja duhet të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane, të lehtësojë sanksionet ndaj shitjeve të naftës iraniane dhe të respektojë një armëpushim që do të përfshinte edhe Libanin.

Në këmbim, Irani do të rihapte Ngushticën e Hormuzit dhe do të rifillonte negociatat me Uashingtonin për çështjet bërthamore.

Por sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë The Wall Street Journal, presidenti amerikan Donald Trump e ka refuzuar propozimin iranian.

Sipas këtyre raportimeve, Trump u ka thënë këshilltarëve se nuk është i gatshëm të nxitojë drejt një marrëveshjeje dhe se mund të rikthehen sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të nëntorit.

Megjithatë, zyrtarë amerikanë kanë thënë se bisedimet përmes ndërmjetësve po vazhdojnë dhe i kanë përshkruar ato si “pozitive dhe konstruktive”, duke përfshirë edhe diskutimet për çështjet bërthamore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.