Të gjitha biletat përpos në pjesën VIP1 dhe VIP2 janë shitur për ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë.
“Dardanët” po e kërkojnë promovimin në Ligën A, kurse nga tre ndeshjet e mbetura do ta zhvillojnë njërën prej tyre në “Fadil Vokrri”.
Biletat dolën në shitje para disa ditëve, megjithatë në të gjitha pjesët e tribunave përpos në VIP1 dhe VIP2 tashmë janë shitur.
Kjo dëshmon interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve të Kosovës për ta mbështetur kombëtaren, pavarësisht ankesave që kishte lidhur me rritjen e çmimeve.
Megjithatë, Kosova fillimisht duhet të fokusohet në dy sfidat që i zhvillon si mysafir. Nesër, ndaj Austrisë në Vjenë dhe më pas me Izraelin në Hungari (4 tetor).
“Dardanët” e nisën për mrekulli edicionin e Ligës së Kombeve për t’i marrë pikët e plota në Prishtinë, kundër Irlandës me rezultat 1-0. Si pasojë e kësaj edhe u ngritën një pozitë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Kujtojmë, sfida e nesërme do të zhvillohet nga ora 18:00./Telegrafi/