KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet ndërtesa – 6 persona humbin jetën

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet ndërtesa – 6 persona humbin jetën

Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë në Athinë u shemb pas një shpërthimi.

Ngjarja ndodhi në zonën e Plakës, në kryeqytetin grek.

Në ndërtesë po qëndronin katër turistë amerikanë në katin e parë, ndërsa në katin e dytë jetonin një çift – një 78-vjeçar britanik dhe një 77-vjeçare greke.

Procesi i identifikimit zyrtar të viktimave është ende në vijim.

Ekipet e zjarrfikësve kanë nisur të përfundojnë operacionin e kërkim-shpëtimit, pas disa orësh punë në rrënoja.

Rreth 30 zjarrfikës, të mbështetur nga gjashtë automjete dhe tre qen të trajnuar posaçërisht, morën pjesë në kërkime.

Ekipet e shpëtimit përdorën gjithashtu geofonë për të kontrolluar nëse kishte persona të bllokuar nën rrënoja, si dhe kamera speciale për të lokalizuar hapësirat ku mund të ndodheshin viktima.

Raportohet se shpërthimi shkaktoi dëme edhe në ndërtesat dhe automjetet përreth.

Dy gra u nxorën nga një ndërtesë pranë vendngjarjes dhe u transportuan në spital. Një person tjetër pësoi lëndime të lehta si pasojë e copëzave të hedhura nga shpërthimi.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkaqet e shpërthimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.