KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Olivia Rodrigo performoi e rrethuar nga mijëra lule në skenë – skenat përrallore kënaqën publikun

Olivia Rodrigo performoi e rrethuar nga mijëra lule në skenë – skenat përrallore kënaqën publikun

Olivia Rodrigo nisi “The Unraveled Tour” në Hartford dje, duke performuar në skenë e rrethuar plotësisht nga mijëra lule.

Ajo e hapi turneun me një performancë spektakolare që e transformoi skenën e arenës në një kopsht të lulëzuar, duke interpretuar “Stupid Song” dhe “U + me = <3” ndërsa ishte e rrethuar nga lule rozë në skenë.

Publiku përreth skenës shijoi skenat dhe prekjen e elegancës dhe delikatesës që Rodrigo sillte me lulet.

Dizajni mbështetet në tema të dallueshme në ngjyrë vjollcë, të kuqe dhe rozë. Ndërsa interpretonte këngën “U + me = <3”, Rodrigo kërceu mes luleve në skenë dhe publiku e shikoi me kënaqësi.

Në një moment, ajo hodhi një buqetë me të njëjtat lule që ishin në skenë drejt audiencës. Anëtarët e grupit të saj luajtën gjithashtu të rrethuar nga një fushë me lule.

Turneu i saj përfshin 86 shfaqje dhe po mbahet si pjesë e promovimit të albumit të saj të tretë “You Seen Pretty Sad for a Girl So in Love” të publikuar qershorin e kaluar. Pas dy netësh në Hartford, ajo do të performojë në të gjithë Amerikën e Veriut deri në shkurt të vitit 2027 dhe do ta përfundojë turneun me një seri prej dhjetë koncertesh secili në Los Angeles dhe New York.

Kjo do të pasohet nga koncerte në Amsterdam, Mynih, Barcelonë, dhe turneu do të përfundojë me dy koncerte në Londër. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.