KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alarm te Austria para ndeshjes ndaj Kosovës – ylli i kombëtares rrezikon të mos luajë

Alarm te Austria para ndeshjes ndaj Kosovës – ylli i kombëtares rrezikon të mos luajë

Austria mund të përballet me Kosovën të dielën pa një prej lojtarëve që kishte mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit.

Michael Gregoritsch nuk ka pësuar lëndim serioz në përballjen ndaj Izraelit, por gjendja e tij mbetet në pikëpyetje për sfidën ndaj “Dardanëve”, e cila zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në Vjenë.

Sulmuesi austriak pësoi një lëndim në nyjën e këmbës gjatë fitores 3-1 ndaj Izraelit në Linz dhe u detyrua ta lërë fushën që në pjesën e parë. Në vend të tij u aktivizua Sasha Kalajdzic.

Federata Austriake e Futbollit ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve APA se lëndimi nuk është serioz. Gregoritsch iu nënshtrua edhe rezonancës magnetike të premten për të vlerësuar gjendjen e tij.

Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion deri në ndeshjen me Kosovën e bën pjesëmarrjen e tij të pasigurt.

Përzgjedhësi Ralf Rangnick ka lënë të hapur mundësinë që 32-vjeçari të mos rrezikohet ndaj “Dardanëve”.

“Ai e zuri keq nyjën dhe u mundua që ta lidhë, por kishte telashe dhe u desh të ndalej. Nuk duket lëndim serioz, por ndeshja ndaj Kosovës është shumë shpejt. Ndoshta do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet tjera”, deklaroi Rangnick pas fitores ndaj Izraelit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.