Një person është dërguar në spital pasi një zjarr i madh shpërtheu të enjten mbrëma në Garnizonin Catterick, në Yorkshire të Veriut, Angli.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Yorkshire të Veriut dërgoi disa ekipe në një ndërtesë akomodimi në kazermë, e cila u gjet e përfshirë plotësisht nga flakët.
Zjarrfikësit përdorën edhe mjete të posaçme për të vënë zjarrin nën kontroll.
Një person u dërgua në spital për shkak të thithjes së tymit.
Zjarri u shua, ndërsa ekipet e emergjencës qëndruan në vendngjarje për monitorim dhe nisën hetimet për shkakun.
Zjarri dyshohet se ka nisur në Kazermat e Gazës, ku ndodhet selia e një regjimenti të ushtrisë britanike.
Catterick është një nga qendrat kryesore të stërvitjes së ushtrisë britanike dhe strehon edhe struktura të rëndësishme të trajnimit të këmbësorisë. /Telegrafi/