KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hani i Elezit në mbështetje të UÇK-së, Ballazhi: “Liri për çlirimtarët!”

Hani i Elezit në mbështetje të UÇK-së, Ballazhi: “Liri për çlirimtarët!”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka thënë se qytetarët e kësaj komune janë mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Hani i Elezit nderon luftën çlirimtare! E vërteta dhe drejtësia mbi çdo interes! Liri për çlirimtarët! Historia nuk ndryshohet, e vërteta nuk mund të shtrembërohet! Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë!”, ka shkruar Ballazhi.

Ai ka thënë se tubimi është organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit dhe OVL-UÇK, duke theksuar se pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Sot, ne e ripërsëritëm se qëndrojmë krah çlirimtarëve tanë, krah Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, ka deklaruar Ballazhi.

Në fund, ai ka përcjellë mesazhin se uniteti rreth UÇK-së do të vazhdojë.

“UÇK-ja na bashkon dhe ne do të jemi bashkë derisa drejtësia të zërë vend për heronjtë tanë të gjallë!”, ka shkruar Ballazhi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.