KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Ferizajt ndan bursa për studentët e drejtimeve deficitare të Matematikës dhe Fizikës

Komuna e Ferizajt ndan bursa për studentët e drejtimeve deficitare të Matematikës dhe Fizikës

Komuna e Ferizajt ka marrë vendim për ndarjen e bursave për studentët që ndjekin studimet në drejtimet deficitare të Matematikës dhe Fizikës, për vitin akademik 2025–2026.

Vendimi është marrë nga Komisioni për ndarjen e bursave, pas përfundimit të procedurave të shqyrtimit dhe kontrollit të dokumentacionit të studentëve që kanë aplikuar për bursë komunale.

Sipas vendimit të publikuar nga Drejtoria e Arsimit, bursat u janë ndarë katër studentëve, të cilët janë përzgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara, përfshirë edhe notën mesatare të studimeve.

Përfituesit e bursave:

  1. Leunita Pajiqi
  2. Mimoza Paloja
  3. Era Bytyçi
  4. Aurora Halili

Vendimi është nënshkruar më 25 shtator 2026 dhe hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Në dokument bëhet e ditur gjithashtu se palët e pakënaqura me vendimin kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave, brenda afatit prej 30 ditësh nga data e publikimit të vendimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.