Reshje bore janë regjistruar në Pllaqicën e Vokshit në Deçan.
Pamjet nga kjo zonë janë publikuar nga faqja Deçani, ku shihet se bora ka zbardhur terrenin, duke sjellë pamje karakteristike dimërore.
Pllaqica e Vokshit, si një zonë malore e Deçanit, është përfshirë nga reshjet e borës.
Reshjet në këtë pjesë të Deçanit vijnë me uljen e temperaturave, ndërsa mbetet të shihet nëse ato do të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim. /Telegrafi/