NPL “Kastrioti” në Obiliq ka njoftuar se ekipet operative kanë realizuar pastrimin dhe largimin e mbeturinave të ndryshme të grumbulluara në rrugën “Faruk Begolli”.
Sipas ndërmarrjes, intervenimi është bërë me qëllim të mirëmbajtjes së pastërtisë dhe përmirësimit të ambientit për banorët dhe kalimtarët e kësaj zone.
“Vazhdojmë me punë të mira!”, thuhet në njoftimin e NPL “Kastrioti”.
Ndërmarrja ka falënderuar punëtorët e operativës për angazhimin dhe punën e tyre në mirëmbajtjen e hapësirave publike. /Telegrafi/