Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Dyshohet se dhunoi një grua në Istog, rasti po hetohet

    September 25, 2026

    LSDM: Platforma ZNAM 2.0 punon në favor të Mickoskit

    September 25, 2026

    Momenti kur Kurti kërcen nga gëzimi pas golit të Muriqit ndaj Irlandës

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Dyshohet se dhunoi një grua në Istog, rasti po hetohet
    • LSDM: Platforma ZNAM 2.0 punon në favor të Mickoskit
    • Momenti kur Kurti kërcen nga gëzimi pas golit të Muriqit ndaj Irlandës
    • Qytetari në SHBA debaton me Ballën dhe Bushatin: Si nuk keni turp – Futen me vrap në hotel
    • Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Susan Sarandon arrestohet në një protestë pro-palestineze, e mbajtur ndërsa Netanyahu po mbante një fjalim në OKB
    • Dy të arrestuar në Prishtinë për kanosje
    • ‘O kriminel, o mafia’, shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA
    • Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla, arsyetohet Meloni
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, September 25
    • Ballina
    • Lajme

      Dyshohet se dhunoi një grua në Istog, rasti po hetohet

      September 25, 2026

      Dy të arrestuar në Prishtinë për kanosje

      September 25, 2026

      Kuvendi i Gjilanit miraton shtatë propozime për pronat komunale

      September 25, 2026

      Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

      September 25, 2026

      Sot mbahet protestë në komunat e Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

      September 25, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu

      September 25, 2026

      Mot i vranët dhe reshje të dobëta shiu

      September 25, 2026

      DPHM: Nesër mot me shi dhe më i ftohtë

      September 24, 2026

      Mot i vranët, vende-vende reshje shiu

      September 23, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje lokale shiu dhe shtrëngata

      September 22, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Dhoma e tregtisë dhe industrisë

    DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

    korrektpressBy korrektpressSeptember 25, 2026 Dhoma e tregtisë dhe industrisë 2 Mins Read
    DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike
    DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me kërkesë për ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave që lidhen me shfrytëzimin e pronës publike dhe për përshpejtimin e ndryshimeve në Ligjin për Pronën Publike.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se DHTIK shpreh shqetësimin e saj për vonesat dhe pengesat administrative me të cilat po përballen bizneset, e cila po ndikon negativisht në aktivitetin ekonomik, humbje të tregut, të vendeve të punës, të investime dhe sigurinë juridike të bizneseve.

    “Pavarësisht se Qeveria e Kosovës u ka dhënë dritën e gjelbër tri kompanive që të marrin në shfrytëzim pronën publike, ato vazhdojnë të përballen me pengesa që ua pamundësojnë fillimin e aktivitetit, pasi Agjencia e Pyjeve të Kosovës i ka kushtëzuar kontratat me përfundimin e procedurës për ndërrimin e destinimit të tokës. Kjo procedurë do të duhej të përfundonte para nënshkrimit të kontratave”.

    Tutje bëhet e ditur se DHTIK thekson se, për shkak të mosfinalizimit të këtyre procedurave, kompanitë nuk kanë mundur të vazhdojnë me marrjen e lejeve të nevojshme pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), duke mbetur të bllokuara edhe pas marrjes së kontratave.

    Një nga shqetësimet kryesore të ngritura është kompleksiteti i procedurave. Për shkak të burokracisë së theksuar, një biznes mund të presë pothuajse një vit për përfundimin e procesit të marrjes së lejes për shfrytëzimin e pronës publike.

    “Janë me qindra kërkesa të deponuara prej kohësh në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, të cilat vazhdojnë të mos përcillen në Zyrën për Administrimin e Pronës Publike për trajtim të mëtejshëm. Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, është evidentuar rritje e vazhdueshme e importit të zhavorrit, ku Serbia prin në listën e vendeve nga të cilat importohet ky material. Për DHTIK-në, vonesat në aktivizimin e kapaciteteve vendore ndikojnë në kostot e kompanive dhe në realizimin e projekteve dhe investimeve”.

    DHTIK kërkon që procedurat të rishikohen në mënyrë tërësore, me qëllim eliminimin e burokracisë së panevojshme, reduktimin e numrit të institucioneve të përfshira dhe shkurtimin e afateve për trajtimin e kërkesave.

    Dhoma e konsideron urgjente përfundimin e ndryshimeve në Ligjin për Pronën Publike, si dhe vendosjen e një mekanizmi të qartë të koordinimit ndërinstitucional dhe të përcjelljes së kërkesave, me afate të përcaktuara për secilin institucion, me synim krijimin e një kuadri më të qartë, më efikas dhe më të parashikueshëm për bizneset dhe investitorët. /Telegrafi/

    TË TJERA

    ​Kompanitë prodhuese: Mungesa e përkrahjes po rrezikon prodhimin dhe vendet e punës

    Telegrafi i bashkohet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

    AKK kundërshton Projektligjin për Pronën Publike: Po cenohen kompetencat e komunave

    Drejtoria e pronës në Prishtinë në aksion, Rama: Po lirohen banesat komunale

    DHTIK-i i kërkon Komunës së Prishtinës rishikimin e Draft-Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba

    DHTIK: Bllokada po rrezikon bizneset dhe vendet e punës, derisa po i rrit ndjeshëm importet dhe çmimet

    Digjet bageri që po rrënonte ndërtimet pa leje në Mitrovicë, dëmi 70 mijë euro

    LEXO GJITHASHTU

    Dyshohet se dhunoi një grua në Istog, rasti po hetohet

    September 25, 2026

    LSDM: Platforma ZNAM 2.0 punon në favor të Mickoskit

    September 25, 2026

    Momenti kur Kurti kërcen nga gëzimi pas golit të Muriqit ndaj Irlandës

    September 25, 2026

    Qytetari në SHBA debaton me Ballën dhe Bushatin: Si nuk keni turp – Futen me vrap në hotel

    September 25, 2026
    TË TJERA

    Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Susan Sarandon arrestohet në një protestë pro-palestineze, e mbajtur ndërsa Netanyahu po mbante një fjalim në OKB

    September 25, 2026

    Dy të arrestuar në Prishtinë për kanosje

    September 25, 2026

    ‘O kriminel, o mafia’, shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.