Kryesia e Kuvendit e legjislaturës së XI mban sot për herë të parë mbledhje, ndërkaq në rend dite janë disa pika.
Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 11:00.
“Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/