KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Françeska Rrustemi i bashkohet protestës në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, pozon krah Anita Haradinajt dhe Time Kadrijajt

Françeska Rrustemi i bashkohet protestës në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, pozon krah Anita Haradinajt dhe Time Kadrijajt

Protestat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po vazhdojnë për të nëntën natë radhazi, duke mbledhur qytetarë dhe figura publike që po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e personazheve publike që kanë marrë pjesë në tubimet e fundit është edhe moderatorja dhe modelja e njohur, Françeska Rrustemi.

Ajo ka ndarë disa pamje përmes rrjeteve sociale, ku shihet në sheshin e Prishtinës, mes protestuesve të shumtë dhe personave të veshur me bluza me simbole të UÇK-së dhe mesazhe në mbështetje të kauzës së protestës.

Në njërën prej fotografive të publikuara në InstaStory, Rrustemi shihet pranë Anita Haradinajt dhe deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.

Foto: Franceska Rrustem/InstaStory

Krahas pamjeve nga sheshi, moderatorja ka përdorur edhe hashtagun e protestës, #JoNëEmrinTim, duke shprehur kështu publikisht mbështetjen e saj për tubimet që po zhvillohen prej nëntë ditësh në kryeqytet.

Protestat janë organizuar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar me fjalime e performanca të artistëve dhe figurave të ndryshme publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.