Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka njoftuar se sot është vendosur gurthemeli i palestrës sportive dhe terrenit të jashtëm sportiv në SHFMU “Kadri Zeka” në Dubravë.
Me vendosjen e gurthemelit është shënuar edhe fillimi i punimeve për realizimin e këtij projekti, i cili synon përmirësimin e kushteve sportive për nxënësit dhe të rinjtë e kësaj ane.
Sipas Vishit, investimi do të krijojë hapësira më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative, si dhe për zhvillimin e nxënësve.
“Vazhdojmë me investime konkrete në shkollat tona, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë!”, ka shkruar Vishi. /Telegrafi/