Këngëtari Robert Berisha ka komentuar karrierën dhe rikthimet e disa prej emrave të njohur të muzikës shqiptare, gjatë një interviste të fundit në emisionin “Lens” në ATV.
I pyetur për periudhën e artë të muzikës shqiptare dhe për emra si Genta Ismajli e Adelina Ismajli, me të cilat ka ndarë skenën gjatë viteve, Berisha u shpreh se pauzat e gjata mund ta bëjnë më të vështirë rikthimin e artistëve në treg.
Duke folur konkretisht për Genta Ismajlin, e cila ka bërë një pauzë të gjatë nga skena, ai tha se mendon se këngëtarja do të mund të rikthehej fuqishëm, por shtoi se një rikthim pas një shkëputjeje të gjatë mund të mos ketë të njëjtin efekt si më parë.
“Më mirë është me nejt me ato hitet që kanë qenë”, u shpreh Berisha, duke iu referuar këngëve që kanë mbetur të njohura ndër vite.
Ai përmendi edhe Adelina Ismajlin, duke vënë në dukje se të dyja këngëtaret kanë lënë pas një repertor të rëndësishëm.
Sipas tij, një artist që ka bërë një pauzë të gjatë duhet të jetë i kujdesshëm me mënyrën se si rikthehet në skenë, pasi tregu muzikor ndërkohë vazhdon të ndryshojë.
“Masi ke bërë pauza, këta që s’bëjnë pauzë, këta ndonjëherë që qesin këngë, të mbajnë”, tha ai.
– YouTube youtu.be
Berisha foli edhe për një tjetër fenomen që, sipas tij, është bërë i zakonshëm në skenën muzikore shqiptare – këngëtarët që i përshtatin projektet e tyre me dasmat dhe eventet private.
Ai tha se disa artistë po krijojnë këngë të dedikuara për nusëri dhe dasma, me synimin që ato të përdoren gjatë këtyre organizimeve. /Telegrafi/