Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët që t’u bashkohen protestave të organizuara në qytete të ndryshme të Evropës më 26 dhe 27 shtator.
Sipas LKE-së, protestat do të zhvillohen për të shprehur mospajtimin me vendimin dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protestat do të mbahen nën moton “JO NË EMRIN TIM”, ndërsa platforma ka bërë thirrje për pjesëmarrje dhe për të shprehur kërkesën për drejtësi dhe dinjitet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu, “Liria Ka Emër” ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen edhe protestës së paralajmëruar më 1 tetor në Prishtinë, e cila pritet të nisë nga ora 16:00.
“Liria Ka Emër” ka bërë të ditur se protestat në Evropë dhe ajo në Prishtinë synojnë të përcjellin një mesazh lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/