KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ylli i “Twilight”, Taylor Lautner bëhet baba për herë të parë

Ylli i “Twilight”, Taylor Lautner bëhet baba për herë të parë

Taylor Lautner dhe bashkëshortja e tij, Taylor Lautner, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur një vajzë, e cila ka lindur më 16 shtator dhe është pagëzuar me emrin Lennon Taylor Lautner.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e aktorit përmes Instagramit, ku publikoi një fotografi të foshnjës dhe shkroi se kishin kaluar një javë të mbushur me dashuri me vogëlushen e tyre, të cilën e thërrasin shkurt Lenny.

Emri i mesëm i vajzës, Taylor, ka një kuptim të veçantë, pasi të dy prindërit mbajnë të njëjtin emër.

Çifti madje kishte folur më herët për mundësinë që fëmija të quhej Taylor, pavarësisht nëse do të ishte vajzë apo djalë.

Aktori, i njohur në mbarë botën për rolin e Jacob Black në sagën “Twilight”, dhe bashkëshortja e tij u martuan në vitin 2022.

Fakti që të dy kanë të njëjtin emër dhe mbiemër ka sjellë edhe situata të pazakonta.

Taylor Lautner ka treguar më parë se emri i përbashkët u ka shkaktuar probleme me porositë e paketave dhe madje edhe në aeroporte, ku punonjësit janë hutuar se cili prej tyre është “Taylor Lautner”.

Me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, çifti tashmë po përjeton një kapitull të ri si prindër, derisa emri i vogëlushes e bën edhe më të veçantë historinë e familjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.