KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”

Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti i njohur, Lyrical Son, do të jetë sonte mysafir në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet për të nëntën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas programit të publikuar nga organizatorët, Lyrical Son do t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur në shesh. Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00.

Përveç tij, sonte do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, nxënësja Lisa Balaj, gazetari Lorik Kajtazi, veterani i luftës çlirimtare Arsim Hamiti dhe aktivisti Milot Krasniqi.

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon si shprehje e kundërshtimit ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe e solidaritetit me ta.

Nata e nëntë e protestës mbahet sonte, më 24 shtator, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.