Parkingu komercial në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë nuk do të jetë në funksion deri në përfundimin e punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i Sheshit Xhorxh Bush”.
Sipas njoftimit të “Prishtina Parking”, ndërprerja e funksionimit përfshin hapësirën nga Grand Hotel Prishtina deri te Banka Qendrore e Kosovës, si dhe pjesën përballë.
“Prishtina Parking” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/