KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU Prishtina zhvillon aksion për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe në Obiliq

KRU Prishtina zhvillon aksion për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe në Obiliq

Njësia Operative e Ujit (NJOU) në Obiliq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aksion në terren për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit.

Sipas KRU Prishtinës, aksioni është zhvilluar në përputhje me procedurat në fuqi dhe synon zbatimin e masave ndaj konsumatorëve që kanë obligime të papaguara.

Kompania ka njoftuar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Konsumatorët që nuk kanë përmbushur obligimet e tyre për pagesën e faturave të ujit” do të jenë subjekt i masave përkatëse, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga kompania.

KRU Prishtina ka bërë të ditur se aksioni është realizuar me asistencën e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.