Mesfushori Leon Avdullahu ia ka bërë të qartë Kombëtares së Irlandës se Kosova nuk ka frikë nga askush dhe objektivi është promovimi në Ligën A.
Kosova do të përballet me Irlandën të enjten mbrëma nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Për “RTE”, Avdullahu ka deklaruar se mezi pret ta përfaqësojë sërish Kosovën, me Ligën e Kombeve që e sheh si një kompeticion të rëndësishëm.
“Jam shumë i lumtur që do të luaj sërish me Kosovën. Liga e Kombeve është një shans i madh për neve do të japim gjithçka”.
“Janë ndeshje të mëdha, por jemi gati. Nuk kemi frikë dhe duam të jemi të parët në grup”.
“Njoh shumë lojtarë të Irlandës, si O’Briann, mbrojtësi i Evertonit. Është lojtar i madh, por të gjithë e meritojnë respektin”.
Avdullahu foli lartë edhe për tifozët e Kosovës dhe atmosferën që e krijojnë në “Fadil Vokrri”.
“Është shumë i rëndësishëm sepse kosovarët janë gjithnjë bashkë, futbolli gjithnjë ka qenë kaq i madh këtu”.
“Është atmosferë e madhe, menjëherë kam dridhje të trupit kur i mendoj. Do të jetë një atmosferë e shkëlqyer”.
Ai u pyet edhe për humbjen me Turqinë, por ylli i Hoffenheimit nënvizoi se Kosova së shpejti do ta ketë edhe një shans të ri.
“Po, shumë i zhgënjyer. Ishte qëllimi ynë të arrijmë në Kupën e Botës, por është futboll dhe do të vjen një shans i ri, thjesht duhet të jemi gati”./Telegrafi/