Luftëtari me prejardhje nga Kosova, Ramiz Brahimaj, ka folur për rrugëtimin e tij drejt skenës më të madhe të arteve marciale të përziera, UFC-së.
Në një rrëfim për emisionin “Sportfolio” në Radio Dukagjini, Brahimaj ka treguar për lidhjet e tij me Kosovën, raportin me gjyshin dhe rrugëtimin që nga fillimi i karrierës deri te përfshirja në UFC.
Brahimaj, i cili garon në kategorinë welterweight, ka një rekord profesional prej 13 fitoreve dhe shtatë humbjeve. Nga 13 fitoret e tij, 12 i ka siguruar me dorëzim, ndërsa një me nokaut.
Ramiz Brahimaj dhe gazetari Naim Selmani
Madje, 11 nga fitoret e tij janë arritur që në raundin e parë, duke treguar profilin e tij si një luftëtar i orientuar drejt përfundimit të shpejtë të dueleve.
Një tjetër statistikë që bie në sy është se Brahimaj ka pesë fitore të përfunduara brenda minutës së parë të meçit. Në UFC debutoi në nëntor të vitit 2020, ndërsa një prej fitoreve më të rëndësishme në karrierën e tij erdhi ndaj Mickey Gall, me të cilin u përball në vitin 2024 dhe e mposhti me nokaut teknik.
– YouTube www.youtube.com
Tashmë 33-vjeçar, Brahimaj vazhdon të jetë pjesë e kategorisë welterweight të UFC-së dhe synon të ndërtojë më tej karrierën në organizatën më të madhe të MMA-së në botë. /Telegrafi/