NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ka ndërhyrë në rrugën “Kadri Minushi”, pas raportimit për gjendjen e kësaj zone.
Sipas njoftimit, ekipet e ndërmarrjes kanë pastruar hapësirën dhe kanë vendosur një kontejner të ri për banorët e objektit.
“Punë konkrete, çdo ditë për një qytet më të pastër!”, thuhet në njoftimin e NPL “Fushë Kosova”. /Telegrafi/