Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Obiliqit, Valon Svirca, ka njoftuar se kanë arritur kontejnerë të rinj për mbeturina, të cilët do të përdoren për zëvendësimin e kontejnerëve ekzistues dhe plotësimin e pikave të reja në qytet.
Sipas Svircës, ky investim synon përmirësimin e pastërtisë dhe menaxhimit të mbeturinave në qytetin e Obiliqit.
Ai u ka bërë thirrje bizneseve që operojnë në territorin e komunës që të lidhin kontrata me NPL “Kastrioti”, në mënyrë që mbeturinat të menaxhohen në mënyrë të rregullt dhe të organizuar.
“Qytet më i pastër, përgjegjësi e përbashkët!”, ka theksuar Svirca. /Telegrafi/