Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të ndeshjes ndaj Irlandës në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Dardanët kanë përfunduar përgatitjet dhe atmosfera në skuadër është e mirë para përballjes së parë të këtij edicioni.
Franco Foda ka në dispozicion grupin e grumbulluar, ndërsa Kosova do të kërkojë ta nisë me rezultat pozitiv aventurën në Ligën B.
Ndeshja Kosovë – Irlandë zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
Pas kësaj sfide, Kosova do të ketë edhe tri ndeshje të tjera brenda dhjetë ditësh, ndaj Austrisë dhe Izraelit, në një periudhë shumë të ngjeshur.
Dardanët tashmë janë gati për përballjen me Irlandën dhe synojnë t’i gëzojnë tifozët me një rezultat pozitiv në Prishtinë. /Telegrafi/