MPB Maqedoni njofton se dje (22.09.2026), në orën 21:00, nëpunës policorë të NJPB Koçan i privuan nga liria S.D. (30), R.K. (30) dhe 24-vjeçaren D.A., të gjithë nga Koçani.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.D., ku u gjetën R.K. dhe D.A., të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Koçanit, u gjetën dhe u sekuestruan një lëndë pluhurore me ngjyrë kafe, marihuanë, një lëndë pluhurore me ngjyrë të bardhë, peshore digjitale dhe para në vlera të ndryshme”.
“Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.