KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Takim i përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve kroate në Kosovë, në pritje të “Croatian Business Day 2026”

Takim i përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve kroate në Kosovë, në pritje të “Croatian Business Day 2026”

Pak ditë para mbajtjes së “Croatian Business Day 2026”, u organizua një takim i përbashkët me përfaqësues të bizneseve kroate që operojnë në Kosovë. Në takim morën pjesë kompani që mbajnë përfaqësinë e brendeve kroate në vend, në fusha të ndryshme si FMCG, teknologji e sektorë tjerë.

Takimi shërbeu si një mundësi për networking dhe shkëmbim përvojash mes bizneseve, si dhe për diskutimin e mundësive konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm mes tregjeve të Kosovës dhe Kroacisë. Njëkohësisht, u prezantua në më shumë detaje koncepti dhe objektivat e “Croatian Business Day 2026”.

Iniciativa u mbështet nga Albi Group, përmes njësisë Albi Commerce, e cila mban përfaqësinë e brendit kroat Kraš për Kosovën, në kuadër të prezencës së kompanisë si distributor i markës.

Në takim folën:

Emrush Ujkani, CEO i European Investors Council, i cili prezantoi në detaje agjendën e eventit kryesor “Croatian Business Day 2026”, duke bërë të ditur se ai do të përmbajë katër panele dhe do të mbledhë biznese, si dhe përfaqësues të institucioneve kroate dhe vendore;

Danijela Barišić, Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë

Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;

Petrit Kika, Drejtor i Shitjes i Albi Commerce.

Të gjithë folësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, duke vënë theksin te thellimi i marrëdhënieve ekonomike të ndërsjella mes dy vendeve.

Në fund, u bë e ditur se Albi Group, përmes njësisë Albi Commerce, do të vazhdojë të mbetet në mbështetje të këtij bashkëpunimi dypalësh dhe të nismave të ngjashme në të ardhmen.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.