Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga bashkëkryetarët e partisë VLEN, Bilall Kasami, komentoi sot situatën aktuale politike me kërkesë të gazetarëve dhe shprehu qëndrimin e tij për zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare.
Si parti, ata nuk duan të kenë zgjedhje të parakohshme, por besojnë se janë të gatshëm nëse do të ketë.
“Ne, si VLEN, jemi të gatshëm që zgjedhjet e parakohshme të shpallen nesër, por si pjesë e koalicionit qeveritar dhe si pjesë e qeverisjes lokale, po zbatojmë programin, atë që u kemi ofruar qytetarëve, kështu që nuk po kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, theksoi Kasami.
Ai shprehu besim se VLEN do t’i fitojë zgjedhjet.
“Jemi të bindur se edhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, VLEN do të jetë përsëri fitues në bllokun shqiptar dhe do të jetë pjesë e Qeverisë dhe do të vazhdojë të udhëheqë komunat. Pra, prioriteti ynë është realizimi i asaj që është ofruar, dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, ne jemi të gatshëm dhe jemi të bindur se do të jemi fitues absolutë”, theksoi Kasami.