KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë iniciativën e “Të Majtës” për fushatën zgjedhore

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë iniciativën e “Të Majtës” për fushatën zgjedhore

Gjykata Kushtetuese vendosi sot se Kuvendi ka të drejtë të vendosë se si do t’u ndahen fondet partive politike për fushatat zgjedhore. Kjo do të thotë se Gjykata vendosi të mos fillojë procedurat me iniciativën “E Të Majtës” kundër dispozitave të Kodit Zgjedhor që e pengonin partinë të kishte akses në reklamat politike të paguara.

Sipas “Të Majtës”, me shumicë votash, Gjykata vendosi se nuk kishte asgjë për t’u shqyrtuar, duke përmendur se kjo çështje është vendosur tashmë. Disa gjyqtarë kanë dhënë mendime të kundërta.

“Pasi Goce Naumovski la postin e gjyqtarit kushtetues, shumica qeverisëse e udhëhequr nga OBRM-PDUKM instaloi Meri Dika Georgievskën në vendin e tij. E njëjta Meri Dika Georgievska, të cilën OBRM-PDUKM në opozitë e sulmoi si pjesë të gjyqësorit të kompromentuar dhe e lidhi me rastin “Reket”, pasi erdhi në pushtet u bë një anëtare e pranueshme e stafit për institucionin më të lartë të pushtetit kushtetues-gjyqësor.

Sot, pikërisht në një përbërje të tillë, Gjykata Kushtetuese vendos të mos shqyrtojë diskriminimin e dukshëm ndaj një partie parlamentare”, thuhet në reagimin e “Të Majtës”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.