Një pensioniste 81-vjeçare në Matlock, në Mbretërinë e Bashkuar, është përfshirë në një tjetër përplasje me këshillin lokal, vetëm pak ditë pasi fitoi një betejë ligjore trevjeçare për të drejtën e hyrjes në pronën e saj.
Helene Ball kishte shpenzuar rreth 50 mijë funte (rreth 58 mijë euro) për çështjen gjyqësore kundër Këshillit të Qarkut Derbyshire.
Gjykata vendosi në favor të saj dhe njohu të drejtën e kalimit në këmbë dhe me makinë drejt pjesës së pasme të shtëpisë.
Megjithatë, pas vendimit, pranë pronës së saj u vendosën blloqe të mëdha betoni, të cilat ajo i krahasoi me pjesë gjigante Legoje.
Ball pretendon se blloqet e vështirësojnë kalimin dhe kthimin e makinës, ndërsa këshilli ka deklaruar se ato synojnë të mbrojnë zonën e gjelbër dhe pemët nga parkimi i paautorizuar. /Telegrafi/