KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lajm i hidhur për Barcelonën, rikuperimi i yllit të ekipit mund të zgjas mbi dy muaj

Lajm i hidhur për Barcelonën, rikuperimi i yllit të ekipit mund të zgjas mbi dy muaj

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen, mund të mungojë për dy muaj, shumë më gjatë sesa kishte menduar fillimisht gjiganti katalanas.

Qendërmbrojtësi danez është diagnostikuar me një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, të cilën e pësoi gjatë fitores 3-1 kundër Sevillas.

Sipas Mundo Deportivo, ai tani parashikohet të humbasë të paktën tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon kundër Real Madridit dhe ndeshjen e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain muajin tjetër dhe ndeshjen e La Ligës kundër Atletico Madridit në nëntor.

Christensen në ndeshjen ndaj Sevillas

Hansi Flick tani do të mbetet me Gerard Martin si opsioni i vetëm në qendërmbrojtës për t’u bashkuar me Pau Cubarsin.

Trajneri gjerman mund të mbështetet edhe te Eric Garcia dhe Jules Kounde në qendër të mbrojtjes nëse është e nevojshme, por këta dy lojtarë janë preferuar si mbrojtës të krahut të djathtë kohëve të fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.