KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike

Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike

MPB njofton se mbrëmë vonë në orën 23:10, oficerë policie nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm në kuadër të SPB Shkup ndaluan E.K. (46) nga Shkupi.

Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, një peshore digjitale dhe 20 kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarësh.

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.