KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Yamal mahnit me stilin në grumbullimin e Spanjës, shfaqet me dy çanta Chanel në vlerë mijëra euro

Yamal mahnit me stilin në grumbullimin e Spanjës, shfaqet me dy çanta Chanel në vlerë mijëra euro

Lamine Yamal, ylli i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, tërhoqi vëmendje të madhe me zgjedhjen e tij të modës në grumbullimin e kombëtares përpara fillimit të Ligës së Kombeve.

Një nga favoritët për fitimin e Topit të Artë e justifikoi edhe një herë nofkën e tij “Chanel Boy”, por këtë herë shkoi edhe një hap më tej.

Në grumbullimin në Las Rozas, Yamal u shfaq duke ndjekur trendin e ashtuquajtur ‘double-bagging’, duke mbajtur njëkohësisht dy çanta Chanel.

Lamine Yamal

Detaji kryesor ishte çanta rozë Chanel Classic Flap, e prodhuar nga lëkurë e cilësisë së lartë të qengjit, çmimi i së cilës varion nga rreth 6.000 deri në 7.000 euro.

Krahas saj, futbollisti i ri kishte kombinuar edhe një çantë të dytë Chanel në ngjyrë të verdhë.

Ekspertët e modës vlerësojnë se vlera totale e këtyre dy aksesorëve me të cilët u shfaq në kamp është rreth 13.000 euro.

Ky nuk është rasti i parë që Yamal demonstron shijen e tij për modën luksoze.

Në koleksion ka pjesë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe të rralla, të cilat shpesh i kombinon me xhaketa Chanel gjatë mbërritjes në grumbullimet e kombëtares.

Koleksioni i përgjithshëm i çantave, i cili përfshin edhe një çantë ikonike Hermes Birkin të dekoruar me varëse, aktualisht vlerësohet në një shumë marramendëse prej rreth 77.000 euro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.