KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vigan Berisha nis detyrën si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih

Vigan Berisha nis detyrën si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih

Vigan Berisha ka njoftuar se ka pranuar Ekzekuaturën nga Këshilli Federal i Konfederatës Zvicerane, përmes së cilës njihet zyrtarisht si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih.

Berisha ka bërë të ditur se me këtë akt bëhet Konsulli i parë i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e Kosovës në Zvicër.

“Kam nderin të ju njoftoj se kam pranuar Ekzekuaturën nga Këshilli Federal i Konfederatës Zvicerane, përmes së cilës njihem zyrtarisht si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj institucioneve të Kosovës për besimin e dhënë dhe mundësinë për të ushtruar këtë detyrë.

Më tej tha se angazhimi i tij do të jetë i fokusuar në shërbim të Republikës së Kosovës, forcimin e bashkëpunimit me bashkatdhetarët në Zvicër dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

“Me besimin në Zot, këtë përgjegjësi e pranoj me përkushtim të plotë, duke synuar të vazhdoj punën në shërbim të vendit, të ofroj edhe më shumë misionin që drejtoj me bashkatdhetarët, si dhe të jap kontributin tim në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane”, ka deklaruar Berisha./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.