KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së

Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ftesa për takim vjen vetëm pak ditë pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim.

Takimi i Haxhiut me familjarët vjen në një periudhë kur aktgjykimi i shkallës së parë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe diskutime rreth hapave të mëtejshëm institucionalë dhe juridikë lidhur me procesin në Hagë.

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me agjendën dhe temat që pritet të diskutohen gjatë takimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.