KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën

SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, kanë përshëndetur një marrëveshje të re të sigurisë mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Grenlandës.

Duke folur para ceremonisë së nënshkrimit, Trump e cilësoi marrëveshjen si “të jashtëzakonshme”, duke thënë se për të ishte punuar për një kohë të gjatë.

“Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për Evropën dhe për Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti amerikan, shkruan skynews.

Frederiksen, e cila foli pas Trumpit, e përshëndeti gjithashtu marrëveshjen dhe theksoi rëndësinë e aleancës mes Danimarkës dhe SHBA-së.

“SHBA-ja është një aleat tek i cili gjithmonë kemi mundur të mbështetemi”, tha kryeministrja daneze.

Ajo shtoi se marrëveshja e re është “edhe më e madhe dhe më e mirë” dhe se, sipas saj, mund të zgjasë përgjithmonë.

Marrëveshja vjen pas muajsh tensionesh mes Uashingtonit dhe Kopenhagës lidhur me Grenlandën, territor autonom të Mbretërisë së Danimarkës.

Trump ka shprehur vazhdimisht interesin për ta marrë kontrollin e Grenlandës, duke e argumentuar këtë me rëndësinë strategjike dhe të sigurisë së ishullit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.