KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​OVL-UÇK paralajmëron protesta më 25 shtator në të gjitha qytetet e Kosovës

​OVL-UÇK paralajmëron protesta më 25 shtator në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 25 shtator, nga ora 17:00 do të organizohen protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku kjo organizatë ka degët e saj.

Sipas njoftimit, protesta në Prishtinë do të mbahet nga ora 21:00, ndërsa OVL-UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe, siç thuhet, vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata ka bërë të ditur se do të mbështesë çdo protestë që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa cenuar rendin kushtetues.

Në njoftim, OVL-UÇK u ka bërë thirrje gjithashtu përfaqësuesve të spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të nisin sa më parë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila, sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.