KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KQZ: Ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë

KQZ: Ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime pas përfundimit të votimit.

KQZ thekson se ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, për të garantuar saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve.

Rezultatet preliminare do të jenë të disponueshme shumë shpejt në platformën zyrtare të KQZ-së, në adresën: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, ku qytetarët mund të ndjekin zhvillimin e numërimit në kohë reale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.