KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një person në Deçan

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një person në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 17 gusht në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku i dyshuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Pas sigurimit të informacioneve dhe video-incizimeve nga hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, i dyshuari është identifikuar më 21 shtator.

“Policia në koordinim me organet kompetente, ka kontaktuar me personin e dyshuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pushkë dhe një karikator i së njëjtës armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.