KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Gjakovës, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në këtë objekt është konstatuar se nuk ishin ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.