Një person është arrestuar pasi i njëjti ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:08, në Podujevë.
Tutje thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë/ 21.09.2026 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/