Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kishin sulmuar fizikisht një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:30 në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Mitrovicë jug / 21.09.2026 – 22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/