Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka njoftuar se është organizuar një aksion për pastrimin e hapësirave publike, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Pastrimit.
Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, Ndërmarrjen Publike, Policinë dhe DSHPAIE-në, me qëllim të pastrimit të hapësirave publike dhe sensibilizimit për mbrojtjen e mjedisit.
Pjesë e aksionit kanë qenë edhe nxënësit e shkollave të komunës, të cilët, së bashku me mësimdhënësit e tyre, kanë zhvilluar aktivitete pastrimi në ambientet e shkollave, si dhe në zona të ndryshme të qytetit dhe fshatrave.
Sipas Drejtorisë së Arsimit, përfshirja e nxënësve në këtë aktivitet synon të promovojë kujdesin ndaj mjedisit dhe të rrisë përgjegjësinë qytetare e ekologjike te të rinjtë.
Drejtoria ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave dhe institucionet pjesëmarrëse për angazhimin në këtë aksion. /Telegrafi/