Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar realizimi i fazës së parë të deratizimit të rrjetit të kanalizimit në qytet dhe zonat periferike.
Ky proces po zhvillohet në kuadër të projektit për Dezinsektim, Dezinfektim dhe Deratizim, i realizuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Nga afër procesin e ka inspektuar drejtori i kësaj drejtorie, Nderim Kadriaj.
Sipas komunës, deratizimi përmes trajtimit kundër brejtësve do të zhvillohet edhe në ndërtesat kolektive, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.
Aktiviteti synon parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive dhe mbrojtjen e shëndetit publik në qytetin e Prizrenit. /Telegrafi/